Presidenti i Mabetex Group, Afrim Pacolli ka dërguar një mesazh ngushëllimi tek punëtorët e shumtë Maroken që punojnë ne Mabetex Group, me rastin e tërmetit tragjik i cili ndodhi mbrëmë.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve në tërmetin e mbrëmshëm. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet dhe njerëzit e dashur të prekur nga kjo ngjarje shkatërruese”, ka thënë Pacolli.
“Ju lutemi ta dini se ne qëndrojmë së bashku si një kompani gjatë kësaj kohe të vështirë dhe jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo mënyrë që mundemi. Mirëqenia dhe siguria juaj mbeten prioriteti ynë kryesor dhe ne do të punojmë pa u lodhur për të ofruar ndihmë dhe rehati për ata që kanë nevojë”, shtoi ai.
Le të bashkohemi si një familje e fortë për të ndihmuar njëri-tjetrin gjatë kësaj periudhe sfiduese, përfundon letrën Pacolli./Arbresh.info/

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira