
Italian President Sergio Mattarella leaves at the end of his consultations at the Quirinale Palace in Rome, Italy, December 10, 2016. REUTERS/Alessandro Bianchi
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër urimi për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
Në letrën e tij, presidenti Mattarella shkruan se Kosova e di se mund të llogarisë në Italinë, një vend mik i angazhuar konkretisht në ndjekjen nga afër të forcimit institucional dhe zbatimin e reformave që në mënyrë progresive mund të përafrojnë me Bashkimin Europian.
“Mbështetja jonë e plotë në një proces të tillë, dëshmohet edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionin e KFOR-it, ku Italia vazhdon ta ketë komandën”.
Kjo është letra e plotë e presidentit Mattarella:
Në përvjetorin e lumtur të festës kombëtare, kam kënaqësinë që në emër të popullit Italian dhe në emrin tim personal t’ju shpreh urimet më të përzemërta.
Kosova e di se mund të llogarisë në Italinë, një vend mik i angazhuar konkretisht në ndjekjen nga afër të forcimit institucional dhe zbatimin e reformave që në mënyrë progresive mund të përafrojnë me Bashkimin Evropian. Mbështetja jonë e plotë në një proces të tillë, dëshmohet edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionin e KFOR-it, ku Italia vazhdon ta ketë komandën.
Në një kontekst të tillë është thelbësor – edhe në kuadër të stabilitetit rajonal – procesi i dialogut mes Prishtinës e Beogradit i lehtësuar nga BE-ja, që Italia e mbështet me bindje.
Në këtë frymë, ju shpreh edhe njëherë urimet më të sinqerta për mirëqenien tuaj dhe prosperitetin e popullit mik Kosovar.
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...
Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një ...
Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Gjermania kërkon marrëveshje energjetike me Arabinë Saudite