Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po kërkojnë që çështja e kësaj treve shqiptare të përfshihet në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd, madje ata kërkojnë që Lugina të bashkohet me Kosovën.
Megjithatë në Zyrën e Presidentit Thaçi thonë se në Bruksel do të kërkojnë të drejta për shqiptarët e tri komunave shqiptare në Serbi, por nuk thonë se do të kërkohet bashkimi i tyre me Kosovën, shkruan gazeta “Zëri”.
Presidenca e Kosovës edhe një herë ka bërë të ditur se në bisedimet e Brukselit me Serbinë do të diskutohet edhe për çështjen e Luginës së Preshevës. Zyrtarë nga Presidenca i kanë thënë “Zërit” se aty do të adresohen probleme të shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës, duke filluar nga respektimi i të drejtave elementare njerëzore e deri tek ato kombëtare e politike.
Në anën tjetër, liderët shqiptarë të Preshevës, të Medvegjës e të Bujanocit kanë kërkuar sërish që Lugina të bëhet pjesë e Republikës së Kosovës. Përfaqësuesit shqiptarë të Kosovës Lindore i kanë thënë gazetës se edhe kjo pjesë e banuar me shqiptarë duhet të përfshihet në procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike në Kosovë kanë vlerësuar se udhëheqësi i dialogut (nga pala kosovare), Hashim Thaçi, mund ta hedhë në tavolinë çështjen e Luginës më shumë për të treguar se nuk e ka të lehtë të bëjë ndonjë marrëveshje të dëmshme për Kosovën sesa që vërtet është i interesuar ta zgjidhë problemin e Luginës.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...