Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Berlini ku po qëndron ka folur për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Osmani tha se për pesë vjet janë shkatërruar mbi 900 banda kriminale.
“Më në fund, në Kosovë ai e ka partnerin që e ka kërkuar tërë kohën. Në këto pesë vite kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale”, ka deklaruar ajo.
Pas reagimeve për këtë deklaratë të Osmanit, këshilltari i kësaj të fundit, Bekim Kupina, ka thënë se është menduar për raste e jo për numër bandash.
“Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale. Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, ka thënë Kupina.
LEXO EDHE:
Osmani: I çmontuam 900 banda, Gjermania e ka partnerin që e lufton krimin e korrupsionin
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...