Që nga takimi i fundit që u mbajt në mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq më 31 gusht, një takim i radhës nuk është bërë i ditur.
Madje edhe vetë procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka mbetur i pezulluar që nga vendimi i marrur kohë më parë për ndalimin e tij, pas fletëarrestit që i ishte bërë atë kohë liderit të AAK-së, tash kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt.
E për një takim të radhës në mes Thaçit dhe Vuçiqit nuk është vendosur ende.
Në një përgjigje për Indeksonline, nga Zyra për Informim nga Presidenca e Kosovës është bërë e ditur se ende nuk ka një datë të caktuar për takimin e radhës.
“Ende nuk ka një datë të caktuar për takimin e radhës, mirëpo e rëndësishme është që të dy palët janë të gatshme për takimin e radhës kurdo që ai thirret nga Znj. Frederica Mogherini”, ka thënë Zyra për Informim.
Madje është theksuar se e rëndësishme është që tashmë ka konsensus të plotë për fazën përfundimtare të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Pas vizitës në Uashington, presidenti Thaçi ka marrë garanci të plotë se edhe SHBA-të do të përfshihen direkt në fazën e fundit të dialogut, që do të përmbyllet më normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, thuhet në fund të përgjigjeve për Indeksonline.
Ndryshe duhet përkujtuar që Komisioni Evropian në takimin e fundit kishte bërë të ditur se qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve lidhur me vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, me një fokus në përgatitjen e fillimit të një faze të re të dialogut, për të cilën janë dakorduar të dy presidentët.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...