Presidenca mirëpret tërheqjen e platformës së dialogut nga Kuvendi

19:36 | 5 Qershor 2018

Zyrtarë nga Presidenca e Kosovës, e kanë vlerësuar si hap të duhur vendimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që të tërheq nga Kuvendi platformën për dialogun me Serbinë, të miratuar nga ekzekutivi javë më parë.

Kjo platformë, e cila në mesin e pikave parashihet që presidenti Hashim Thaçi të jetë prijës i dialogut u kundërshtua nga disa parti parlamentare.

E vendimin e Haradinajt për ta tërhequr këtë platformë nga rendi i ditës së Kuvendnit, po e mbështet edhe Bekim Çollaku, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Ai për lajmi.net ka thënë se ky vendim tregon maturi politike dhe u mundëson partive politike që të arrijnë një koncensues të gjerë politikë për këtë fazë të dialogut.

“Unë e arsyetoj plotësisht vendimin e sotëm te qeverise për të tërhequr nga rendi i ditës i Kuvendit te Kosovës, draft platformën e qeverise për procesin e normalizimit te marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky veprim i qeverise dëshmon maturi politike sepse iu mundëson partive politike që të arrijnë të ndërtojnë një konsensus të gjerë politik, i cili është shume i nevojshëm në ketë faze përfundimtare të këtij procesi”, ka thënë Çollaku për lajmi.net.

Kryeministri Haradinaj duke parë kundërshtimet që kanë dhënë partitë politike për platformën e dërguar nga Qeveria, në arsyetimin për largim nga pika e rendit të ditës së Kuvendit, tha se ka vërejtur që ka ende nevojë të diskutohet rreth saj.

“Sot kam tërheq platformën e qeverisë për dialogun me Serbinë, për arsye se duke vërejt një interesim të madh për debat është dashtë me i dhanë kohë këtij debati, me këtë ne i japim kohë spektrit politik që të vijnë me propozimet e tyre”, u shpreh Haradinaj.

Një ditë më parë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës kishe dhënë qëndrimin e saj kundër kësaj platforme e cila sot në Kuvend ka qenë në rend dite për miratim.

Qeveria e Kosovës më 19 prill ka kishte miratuara në platformë për dialogun me Serbinë, e cila më pas ishte përcjell Kuvendit, por që nuk ishte përkrahur nga shumica e partive parlamentare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara