Presidenca e Kosovës ka shpenzuar 273 mijë euro për blerjen e biletave të aeroplanit. Kohëzgjatja e kontratës është për 24 muaj.
Në dosjen e tenderit figuron se për këtë periudhë kohore parashihet furnizimi me 700 bileta, apo 390 euro për biletë.
Me kontratë është shpërblyer kompania “AS TRAVEL CLUB ” SH.P.K, e cila ka fituar disa tender për këto shërbime edhe nga Ministritë e Qeverisë Kurti e Kuvendit. Se për cilat relacione do të blihen këto bileta, nuk është definuar.
“*Vlera e biletës prej 390 euro është një vlerë që shërben vetëm për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdorët vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të kontratës pasi që çmimi do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës nga çmimet që do të procedohen nga sistemi kompjuterik i rezervimit AMADEUS, GALILO, SABRE, apo sistem tjetër të barasvlershëm apo sisteme online. *Tarifa e shërbimit duhet dhënë vetëm me dy numra pas presjes dhjetore, (p.sh. 2.55 €). Çdo numër i shënuar pas dy (2) numrave të presjes dhjetore nuk do te merret për bazë në llogaritje te vlerës së ofertës”, theksohet në dosje.

Tutje, aty theksohet se kompanitë duhet t’i japin çmimet reale të tregut për pozicion dhe në total për furnizimet e kryera dhe shërbimet e ofruara, shkruan Reporteri.net.
“Çmimet jo-normalisht të ulëta dhe çmimet më të larta se çmimet reale të tregut do të trajtohen në pajtim me Ligjin e Prokurimit Publik”, thuhet në dosje.
Kontrata është dhënë dje, e nënshkrimi është planifikuar të nënshkruhet sot.

Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...