Në një video amatore, të publikuar nga Mbrojtja Civile në Siri, shihet qartë një djalë që vajton mbi trupin e nënës së tij të vdekur në Aleppo.
Sipas shërbimeve të shpëtimit, ky filmim është bërë të mërkurën në Job Al Quba, në lindje të qytetit, pas një sulmi ushtarak në zonën e mbajtur nga rebelët, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mbrojtjes Civile më shumë se 45 njerëz, kryesisht grad he fëmijë kanë humbur jetën gjatë atij sulmi.
“Ne po largoheshim nga Maadi dhe Asila. U mblodhëm në Maadi dhe pastaj u larguam të gjithë”, shpjegon i riu.
“Nëna ime po mbante disa gjëra, kur papritmas kemi dëgjuar granatat dhe kemi vrapuar për të parë se çfarë ka ndodhur. Aty e kam parë që në mesin e të vdekurve ishte edhe nëna ime,” shtoi ai.
Zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se që nga mesi i nëntorit më shumë 739 civilë janë vrarë, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur nga sulmet e regjimit në lindje të Aleppos./Arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...