Analisti, Lumir Abdixhiku ka reaguar në facebook ndaj publikimit të videove ku shihet kurdisja e ndeshjeve në futbollin e Kosovës.
Ai ka thënë se mashtrimi është bërë normë e zakonshme e punës në Kosovë, duke thënë se i drejti sot merret si i marrë, e manipuluesi si i zoti, transmeton lajmi.net
“Mashtrimi është bërë normë e zakonshme e punës tek ne. Sot madje, i drejti merret si i marrë, mashtruesi e manipuluesi si i zoti ndërsa. Ky i fundit ja hedhë e ja del, sepse, siç thotë një shprehje e jona popullore ‘hajni hajnin nuk e ze’.” ka shkruar Abdixhiku në facebook.
Lexo postimin e plotë:
Kurdisje në futboll,
Kurdisje në tendera,
Kurdisje në aktgjykime,
Kurdisje në konkurse e punësime,
Në vota, në nota, në diploma, në mjekime, kurdisje prej çerdhes deri tek pensionimi. Vend i kurdisur krejt.
Mashtrimi është bërë normë e zakonshme e punës tek ne. Sot madje, i drejti merret si i marrë, mashtruesi e manipuluesi si i zoti ndërsa. Ky i fundit ja hedhë e ja del, sepse, siç thotë një shprehje e jona popullore “hajni hajnin nuk e ze”. Kapja kapës prodhon. Tash kapësi është model. Do të na duhen vite plot para se të pastrojmë kapjen në shtet e shoqëri. Prej politikës e deri tek futbolli e gjithçka në mes. E kanë flliqë!
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...