Oda e Avokatëve të Kosovës dhe avokatët nesër do të hyjnë në bojkot të përgjithshëm, për të gjitha gjykatat, prokuroritë dhe policinë në tërë territorin e Kosovës, kjo deri në tërheqjen e urdhëresës dhe rekomandimit nga KGJK.
Këshilli Drejtues i OAK më datë 05.01.2019 në mënyrë unanime ka vlerësuar që Urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prizren e datës 08.08.2018 dhe rekomandimi i KGJK-së i datës 27.12.2018 paraqesin shkelje themelore të parimit të qasjes në drejtësi dhe si të tilla janë të papranueshme.
Këshilli Drejtues ka kërkuar që Urdhëresa dhe Rekomandimi të tërhiqen më së voni deri sot më datë 08.01.2019, por pasi KGJK deri më tani nuk ka bërë tërheqjen e tyre, atëherë ka vendosur për bojkot të përgjithshëm, duke thënë se mos prezenca e avokatëve nuk do të ketë pasoja juridike për avokatët dhe palët.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...