Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.
Haradinaj bën të ditur se me Prattipatin diskutuan mbi zhvillimet politike, zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe urgjencën e formimit të institucioneve.
“Diskutuam mbi zhvillimet politike, zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit dhe urgjencën e formimit të institucioneve që dalin prej tyre në afatin sa më të shkurtër, kjo si parakusht për ta kthyer normalitetin në vend dhe perspektivën integruese euro-atlantike”, ka shkruar lideri i AAK-së në Facebook,.
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane ishte e shoqëruar nga Këshilltarja për Çështje Politiko-Ekonomike, Amy Reichert.
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...