Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, do të marr pjesë në njërën nga konferencat më të mëdha të shkencës planetare në Houston, Teksas.
Në këtë konferencë, Hyseni thotë se do të mblidhen mbi 2,000 shkencëtarë dhe studentë nga e gjithë bota për të ndarë kërkimet e reja shkencore, transmeton Arbresh.info.
“Sapo zbrita në Houston, Teksas, ku do të marr pjesë në njërën nga konferencat më të mëdha të shkencës planetare, e cila mbledh mbi 2,000 shkencëtarë dhe studentë nga e gjithë bota për të ndarë kërkimet e reja shkencore. Pas muajsh analizimi të familjeve të asteroideve nga të dhënat e mbledhura nëpërmjet teleskopit të NASA-s Infrared Telescope Facility, jam e lumtur që më në fund do t’i sjell hulumtimet e mia nga maja e Mauna Keas në skenë globale. Prezantimi im është të enjten në mëngjes, me titull: “Investigating The Distribution of Soluble Organic Matter Among Hydrated Asteroid Families.””, tha Hyseni në postimin e saj.
Ndër të tjera, astronomja Hyseni ka bërë të ditur se të mërkurën do të realizoj një vizitë private në NASA’s Johnson Space Center.
“Si e vetmja përfaqësuese nga Republika e Kosovës, është një nder i madh të kontribuoj në vendosjen e vendit tonë në hartën e shkencës planetare. Thellësisht mirënjohëse ndaj mentorëve të mi, familjes dhe secilit nga ju për mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim”, ka shkruar Hyseni./Arbresh.info
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...