Më 28 dhjetor, 19-vjeçarja Djellza Kosumi humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Greme të Ferizajt.
Dy ditë pas ngjarjes tronditëse, bashkëshorti i saj, Besnik Uka, me të cilin kishte vetëm një javë që ishte martuar, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke njoftuar për humbjen e bashkëshortes së tij.
“Me keqardhje ju njoftoj miq, familjarë e të afërt, pas një aksidenti me fatalitet, humba bashkëshorten time, Djellza Kosumi. Me keqardhje ju falënderoj të gjithë familjarëve të mi, farefisit Uka, si dhe farefisit e miqasisë Kosumi”, ka shkruar ai.
Rasti i rëndë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...