Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Posta e Kosovës ka marrë përsipër një funksion të ri publik.
Ajo ka njoftuar se tashmë marrëveshja është e nënshkruar.
“Posta e Kosovës ka marrë përsipër një funksion të ri publik, për zgjerimin e shërbimeve postare dhe shpërndarjen e gjobave digjitale të trafikut, në bashkëpunim me Policinë dhe me 14 komuna që tashmë kanë nënshkruar marrëveshje, dhe do të vazhdojnë në gjithë Kosovën, e që është një hap konkret që e bën më të lehtë dhe më të shpejtë shërbimin për qytetarët, njëkohësisht kontribuon në përmirësimin e sigurisë në komunikacion”, ka theksuar Rizvanolli.
Ajo ka shtuar tutje se “e kjo po ndodh në një vit të veçantë për Postën, pasi që për herë të parë pas më shumë se një dekade që operonte me humbje kumulative 10 milionë euro, tash e ka mbyllur vitin me fitim mbi 250 mijë euro”.
“Posta është një shembull se si një ndërmarrje publike mund të jetë efikase, moderne dhe në shërbim të qytetarëve, çdo ditë, në çdo pjesë të vendit. Ftoj kryetarët e komunave që ende nuk janë bërë pjesë e këtij bashkëpunimi me Policinë dhe Postën e Kosovës, ta ndërmarrin këtë hap të nevojshëm për të forcuar shërbimet publike, rritur sigurinë në trafik dhe ofruar zgjidhje më të shpejta për qytetarët”, ka pohuar Rizvanolli.
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...