Posta e Kosovës dhe Office 1 Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për ofrimin e Shërbimeve Universale Postare dhe shërbimeve të e-komerc, duke mundësuar shpërndarje më të shpejtë, të sigurt dhe efikase të dërgesave nga shitjet online.
Në njoftim thuhet se ky partneritet synon të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve, duke shfrytëzuar rrjetin dhe infrastrukturën e Postës së Kosovës jo vetëm për shpërndarje të shpejtë dhe të sigurt, por edhe për të mbështetur bizneset në shitjen e produkteve të tyre përmes platformave online.
“Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, dhe Drejtori i Office 1 Kosova, Bekim Fetahi, theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të ofruar një përvojë më të mirë për klientët në Kosovë, duke garantuar shpërndarje më të shpejtë, të sigurt dhe të besueshme, si brenda ashtu edhe për dërgesat jashtë vendit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, në kuadër të këtij partneriteti, kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, vizitoi Librarinë Altera, e cila operon në kuadër të Office 1 Kosova.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën