”Rusia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, as të bëhet anëtare e OKB-së”, dekaroi ministri i Inovacionit në qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq.
Rusia do të mbështesë çdo kompromis me Kosovën që i përgjigjet Serbisë, që arrihet në kuadër të Rezolutës 1244, si dhe të Kushtetutës së Serbisë, deklaroi minisitri Popoviq.
Sipas tij, ”Rusia mbështet çdo zgjidhje që është në kuadër të Rezolutës 1244 dhe Kushtetutës së Serbisë, sepse vetëm kështu arrihet stabiliteti ruajtja e paqes dhe garantohet ardhmëria më e mirë ekonomike për të dy popujt”, transmeton RTK.
Por, theksoi më tej ai, Serbia mund të llogarisë në mbështetjen ruse pa kushte. ”Dje jam kthyer nga Rusia ku kam pasur takime të rëndëzsishme atje dhe them që Rusia është me ne, me popullin serb”.
Sulmohet me veturë një polic në Vushtrri, i dyshuari në arra...
Vidhen pjesë të trafos dhe akumulatorë nga një objekt në Ist...
Zhduket një grua në Prishtinë
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT