Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kundër Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.
Sipas njoftimit zyrtar, Popoviq ka pranuar fajësinë për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, nëpërmjet një marrëveshjeje me prokurorinë.
Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur se seanca e shqyrtimit fillestar do të mbahet të premten, më 8 gusht 2025, në orën 10:00.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore Prishtinë ka pranuar Aktakuzën me marrëveshjen për pranim të fajësisë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në çështjen penale ndaj të akuzuarit I.P. Seanca e shqyrtimit fillestar është caktuar të mbahet me datë 08.08.2025 në ora 10.00”, tha ajo./Arbresh.info
Ngrihet aktakuzë ndaj Popoviqit që e quajti UÇK-në “terroriste”, ai e pranon fajësinë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron