Deputeti i Parlamentit francez, Thierry Mariani, ka reaguar pasi Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar aktakuzat ndaj Hashim Thaçit.
Mariani ka thënë se duhet të themelohet një komision për hetim për mbështetjen që Franca ia ka dhënë Thaçit dhe Kosovës kundër Serbisë.
“Dhe aleatët e tij në Francë? Dhe aksioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme në favor të tij kundër Serbisë. Ne kemi nevojë për një komision hetimor!”,ka shkruar Mariani.
Franca kishte qenë një prej shteteve që ishte pajtuar për bombardimin e Serbisë, atëkohë nën udhëheqjen e Jacques Chirac.
Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme e Francës kishte lëshuar një komunikatë për media në vitin 2016 ku kishte përshëndetur zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit të Kosovës.
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...