Një njësit special i Policisë së Kantonit Vaud në natën në mes të hënës dhe të martës ka qëlluar me armë zjarri një person nga i cili ishte sulmuar.
I qëlluari, një kosovar, ka pësuar plagë në bark por është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në një kamping në Chessel (VD), pasi që një person i tretë pas një konflikti të dhunshëm me dy kosovarë kishte bërë një kallëzim penal.
Ai në kallëzimin e tij kishte deklaruar se kosovarët në fjalë e kishin kërcënuar me vrasje dhe ia kishin treguar një revolver.
Nisur nga kjo, prokurori kishte urdhëruar arrestimin e dy personave të dyshuar.
Kur dy policët e parë të njësisë speciale kishin shkuar pranë makinës në kamping, ata ishin sulmuar nga njëri prej kosovarëve, i cili i kishte goditur ata me një shufër hekuri.
Një polic i tretë, fillimisht kishte paralajmëruar dhe pastaj kishte qëlluar personin e armatosur me shufër hekuri, duke e goditur në bark përcjell albinfo.ch shkrimet nga mediet zvicerane.
Policia, përcjell albinfo.ch, është shprehur se pjesëtari i saj që ka qëlluar me armë do të jetë në dispozicion të prokurorisë në rrjedhën e mëtejme të procedurës.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...