Tri plantacione me kanabis janë gjetur nga Policia në pyllin e fshatit Zhiti në Podujevë, ku janë zbuluar gjithsej 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa.
Pas marrjes së mostrave dhe me vendim të prokurorit, bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendngjarje.
Policia po e heton rastin, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të arrestuar.
“Fsh. Zhiti, Podujevë 16.10.2025 – 09:45. Raportohet se në pyllin e fshatit janë gjetur tri plantacione të mbjella 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa. Pas marrjes së mostrave me vendim të prokurorit bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...