Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një personi i cili dyshohet se ka kërcënuar institucionet e shtetit përmes emailit.
Sipas njoftimit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një laptop, një tablet dhe një telefon të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale, shkruan Arbresh.info.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore disa mujore, në bashkërendim me Prokurorinë Themelore-Prishtinë, nën dyshimin se një i dyshuar është përfshirë në veprën penale ‘kanosje’, sot më 22.05.2025, ka zbatuar urdhëresën e gjykatës ku është zhvilluar kontrolli në një lokacion në Prishtinë. Gjatë kontrollit kanë asistuar edhe njësi tjera policore.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Dyshohet se personi i dyshuar, në mënyrë të vazhdueshme, përmes e-maileve ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në drejtim të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës, Universitetit të Prishtinës, si dhe në drejtim të zyrtarëve të këtyre institucioneve.”, thuhet tutje.
I dyshuari me vendim të prokurorit ndalohet për 48 orë./Arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...