Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin te ndërtesa e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Në veturën e personit që u arrestuar sot është gjetur një granatë dore.
Lajmin e ka konfirmuar për portalin arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Rreth orës 08:40 min, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmirren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, tha ai./arbresh.info/
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...