Vendimi për ndalimin në kufi të personave të cilët nuk kanë paguar gjobat alarmoi qytetarët të cilët kishin shkelje të tilla ligjore.
Por Policia e Kosovës për Tribuna Channel ka sqaruar situatën duke treguar se cilët persona do të kenë ndalesa në kufi.
“Sa i përket gjobave te cilat i shqipton policia ne trafikun rrugor asnjë qytetari nuk i ndalohet kalimi i kufirit. Por ne stop liste me vendim te gjykatës futen vetëm personat te cilët nuk i kane zbatuar urdhëresat/vendimet e gjykatës (urdhëresa/vendime te cilat mund te jene edhe për shkelje ne trafik por te proceduara nga gjykata) dhe për këtë gjykata kërkon nga policia qe këta persona te ndalohen ku do qe hasen nga policia ne kufi apo diku tjetër.
Ndërsa pagesa e gjobave te shqiptuara për kundërvajtjet ne trafik mund te behet ne ta gjitha institucionet e autorizuara për pagesa te kundërvajtjeve ne trafikun rrugor”, kanë sqaruar Policia.
Por këtë vendim Behxhet Shala, drejtor Ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut po e sheh si jo të drejtë.
Ai thotë se qytetarët duhet të paguajnë gjobat, por jo edhe të kenë ndalesa të tilla nëpër pikat kufitare.
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...