Policia e Republikës së Kosovës sot do të shkatërrojë një numër të madh të armëve të Vogla dhe të Lehta.
Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështet nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), Zyra e Jashtme Gjermane dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara.
Kosova do të marrë pjesë në këtë ngjarje rajonale duke shkatërruar një numër të madh të pjesëve të Armëve të Vogla dhe të Lehta, si dhe disa mijëra pjesë të tjera.
Shkatërrimi do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet në “Metal Holding” në Ferizaj.
Ngjarja do të hapet nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Behar Selimi, Koordinatorja e Programit të UNDP, znj. Valbona Bogujevci, përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada Gjermane në Kosovë dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.
Rruga e Khameneit do të vazhdojë, thotë ministri i Jashtëm i...
Vuçiq: Ambasada serbe në Teheran u dëmtua gjatë sulmeve
“U lëshuan 541 dronë”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Sulmet ir...
Arabia Saudite dënon Iranin për shënjestrimin e Riadit dhe r...
Milani merr fitore me shumë vuajtje ndaj Cremoneses
Rama dënon sulmin ndaj rezidencës “Vila 31 x Art Explora”: N...