Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq ka njoftuar se shteti i Serbisë, po vazhdon të maltretojë familjen e tij.
Sanduloviq me anë të një postirmi në “X” ka shkruar se vajza e tij Klara, është ndaluar në aeroportin e Serbisë dhe nuk po lejohet të udhëtojë për në Londër, shkruan Arbresh.info.
“Sërish Aleksandër Vuçiq së bashku me BIA-n abuzojnë me vajzën time! Policia e mban në aeroport dhe nuk e lejon të fluturojë për në Londër! Deri kur BE dhe SHBA do ta lejojnë këtë?”, ka shkruar Sanduloviq.
Again, Aleksandar Vučić together with the BIA abuses my daughter!The police keep her at the airport and do not allow her to fly to London! How long will the EU and USA allow this?@aliciakearns @albinkurti @VjosaOsmaniPRKS @David_Cameron @guyverhofstadt @EU_Commission @StateDept
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) February 5, 2024
Kujtojmë që ditë më parë, Klara Sanduloviq ishte ndaluar edhe në kufi në Merdar, për më shumë se katër orë, pas vizitës që kishte bërë te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Kurse babai i saj, kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq ishte arrestuar dhe rrahur nga shërbimi sekret serb, vetëm për faktin që kishte vizituar Prekazin./Arbresh.info/
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...