Policia ka bërë të ditur se në Mitrovicën e Jugut ka realizuar hetime të zgjeruara lidhur me një rast të dhunës në familje dhe mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm të armëve.
Sipas njoftimit, bastisjet janë realizuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të gjata, një pistoletë me katër karikatorë, si dhe 447 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, me aktvendim të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve” dhe ” Dhunë në familje”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...