Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion gjatë një aksioni të zhvilluar në një vilë në Brezovicë të komunës së Shtërpcës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtërpcë, në bashkëpunim me njësinë e hetimeve të stacionit “Qendra” në Prishtinë, ka kryer kontroll në këtë objekt, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, dy pushkë ajrore, pesë karikatorë dhe njëzet e një fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Sipas policisë, i dyshuari nuk është gjetur në vendngjarje dhe aktualisht është në kërkim. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Arbresh.info/

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës