Policia e Kosovës në bashkëpunim me KEDS dhe Doganën e Kosovës kanë gjetur dhe sekuestruar tre aparatë për prodhimin e kriptovalutave dhe 16 kartela grafike.
Aksioni policor është kryer sot në Fushë Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Me datë 13.01.2022, njësitet policore të Fushë Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në rrugën “Fahri Fazliu” në Fushë Kosovë, kanë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 16 kartela grafike”, njofton policia.
Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës./arbresh.info/
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?