Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi mbi 1 mijë gjoba gjatë javës së kaluar

10:24 | 20 Janar 2025
E.G

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që kaloi ka shqiptuar 1 mij9 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 6 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.

Gajtë kësaj periudhe kohore janë raportuar 29 aksidente, prej tyre : 11 me  lëndime, ku 18 persona janë lënduar dhe 18 aksidente me dëme materiale, shkruan Arbresh.info.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet tutje./Arbresh.info/