Ndaj raportimeve se Qeveria e Kosovës ka hequr disa nga kompetencat e Njësisë Speciale Intervenuese, ka reaguar Policia e Kosovës duke hedhur poshtë këto pretendime.
Sipas njoftimit të policisë, kompetencat e Njësisë Speciale Intervenuese janë dhe do të mbesin të pandryshuara.
“Për më shumë, bazuar në strukturën organizative të Policisë së Kosovës e ndryshuar dhe miratuar vitin e kaluar, njësive të specializuara i është kushtuar rëndësi e veçantë, duke i ngritur nga siç ka qenë Divizion i Njësive të Specializuara, tani në Departament të Njësive të Specializuara, përfshirë këtu edhe avancimin e NJSI-së nga Njësi në nivel të Drejtorisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej, policia tha se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në interes të zhvillimit, avancimit dhe ngritjes profesionale të të gjitha njësive policore./Arbresh.info
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...
Kurti: Zgjedhjet e parakohshme s’janë opsion, jemi të hapur ...