Janë bërë tri javë që nga koha kur persona të panjohur kanë kryer plaçkitje të armatosur në hyrje të bankës “ProCredit Bank” në Lakrishtë të Prishtinës.
Nga ajo kohë e deri tani ende askush nuk është identifikuar ose të paktën arrestuar përkitazi me këtë ngjarje.
Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar për Indeksonline se hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar por nuk kanë treguar asgjë rreth tyre.
“Hetimet që po zhvillohen, janë në një fazë që nuk lejon të japim asnjë detaj”, është thënë në një përgjigje për Indeksonline nga Zyra e Informimit në Policinë e Rajonit të Prishtinës.
Në raportin e parë të policisë për këtë rast ishte thënë se tre të dyshuar të maskuar dhe të armatosur i kanë ç ‘armatosur punëtorët e sigurimit ‘Besa Security’, ju kanë marrë armët personale dhe i kanë grabitur një sasi të parave.
Të dyshuarit menjëherë pas kryerjes së veprës, me një automjet janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Policia por as kompania e sigurimit nuk janë deklaruar se cila ka qenë shuma e plaçkitur e parave.
Ndërsa vetëm pak ditë më vonë, një bankë tjetër është thyer dhe plaçkitur nga persona të panjohur në Fushë Kosovë. Sikurse rasti i parë edhe ky rast vazhdon të mbetet nën hetime.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...