Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Skenderaj të dyshuar për posedim te armëve pa leje.
Sipas policisë, arrestimi i dy të dyshuarve është realizuar në kohën kurë njësia policore gjatë kontrollit të një veture tek i dyshuari (shoferi) në posedim është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë me shtatë fishek, ndërsa tek i dyshuari tjetër pasagjeri është gjetur një mjet i mprehtë (thikë).
“Dy të dyshuarit pas intervistimit dhe procedurave të tjera me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dy të dyshuarve është iniciuar rastet për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës