Policia e Kosovës ka kryer dy arrestime mbrëmë në Podujeve në dy raste të ndara, nën dyshim të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Në ora 19:30 bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari i parë, pasi që i njëjti në një lokal ka zhvilluar veprimtari ilegale. Njësiti policor në cilësi të provave materiale ka sekuestruar katër aparate të lojërave dhe 1 mijë e 305 euro.
Më pas në ora 19:50 u bë arrestimi i të dyshuarit tjetër, pasi raportohet se i njëjti në një lokal ka zhvilluar veprimtari ilegale. Njësiti policor në cilësi të provave materiale ka sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, dy llaptopë, tri aparate për printim të tiketave, tiketa të shtypura dhe një shume të parave prej 292 euro.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla