Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë për identifikimin e një personi të dyshuar për disa vjedhje.
“Njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim të policisë. /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...