Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media për arrestimet e fundit që ka realizuar në veri të Mitrovicës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Përpos detajeve që ka dërguar edhe përmes komunikatës, policia e Kosovës tregon se operacioni është realizuar me sukses dhe janë arritur objektivat e synuara.
“Në këtë operacion kanë marrë pjesë hetuesit për krime të rënda, njësite tjetra speciale operative të cilat janë njësi që përdoren për realizimin e operacioneve policore. Operacioni ka përfunduar me sukses”, thotë drejtori i departamentit për hetime Riza Shillova
Policia tregon se gjatë realizimin të këtij operacioni nuk është lënduar asnjë zyrtar policor apo person tjetër i involvuar në këtë rast.
“Gjatë operacionit nuk kemi pas asnjë person të lënduar respektivisht zytarë policorë, gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve, edhe pas rezistencës që kanë hasur ne vendete arrestimit“, tha Shillova./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/287735295186423/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...