Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka lëshuar një kërkesë publike për bashkëpunim me qytetarë dhe media për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Policia në këtë njoftim thotë se në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.
Sipas njoftimit, rasti raportohet të ketë ndodhur më datën 4 gusht të këtij viti, por detaje tjera nuk janë dhënë.
Për identitetin e tyre, adresën apo komunën ku jetojnë, policia nuk di asgjë, prandaj, në bazë të fotos së ofruar, kërkon nga qytetarët dhe mediat që të ndihmojnë në identifikimin e tyre.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”.
“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, ka thënë Policia.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja