Policia e Kosovës ka parandalauar një kontrabandë me produkte medicinale, sot rreth orës 13:30 në fshatin Rudare të Zvecanit.
Siç bënë të ditur policia, 57 vjecari nga Mitrovica me banim në Zveçan kishte mbushur plotë veturën e ndihmës së shpejt me produkte medicinale me banderola serbe dhe po tentonte ti fusti në Kosovë pa doganim, shkruan arbresh.info.
“Në vazhdën e luftës kundër kontrabandës në veri të vendit, sot më 02.08.2022 rreth orës 13:30 në fshatin Rudare të Zveçanit, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, kanë ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna. Automjeti i ndaluar ishte një auto-ambulancë që drejtohej nga D.S., viti i lindjes 1965 në Mitrovicë e me banim në Zveçan. Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, të ngarkuar në të, kanë hasur pako me produkte medicinale me banderola të Serbisë”, bënë të ditur policia.


Drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicionale, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore.
Policia për rastin ka njoftuar prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe rasti në koordinim me të është duke u trajtuar nga policia./arbresh.info/

Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...