Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 22:45 kanë ndaluar pesë automjete në fshatin Kozarevë të Zveçan, të ngarkuara me produkte ushqimore dhe higjienike, e që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.
Në njoftim thuhet se katër automjete ishin me targa të Serbisë dhe një me targa të RKS-së, që të gjitha me drejtues të dyshuar meshkuj kosovarë, shkruan Arbresh.info.
“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit iniciohen rastet ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’ dhe ‘kontrabandim me mallra’, ku të njëjtat procedohen në procedurë të rregullt, ndërsa mjetet e përfshira në rast dhe mallrat e ngarkuara sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor – Mitrovicë për procedura të mëtejme, në koordinim me Doganën e Kosovës për trajtim sipas kompetencave”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...