Policia e Kosovës raporton se kanë ndaluar një person në Prapashticë të Prishtinës i cili në kamionetën e tij kishte të ngarkuar dru për të cilat nuk posedonte letërpërcjellëse.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal zyrtarët e Agjensionit të Pyjeve dhe të njëjtit ia kanë konfiskuar drutë, shkruan Arbresh.info
Drutë janë deponuar në SPMK Keqekollë, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.
“Prapashticë, Prishtinë / 11.03.2025-11:00. Patrulla policore ka ndal te dyshuarin mashkull kosovar i cili drejtonte kamionetën me targa vendore ne te cilën kishte ngarkesë drunore për të cilat nuk posedonte letërpërcjellëse. Në vendin e ngjarjes kanë dal zyrtarët e Agjensionit të Pyjeve dhe të njëjtit ia kanë konfiskuar drutë. Drutë janë deponuar në SPMK Keqekollë, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...