Policia në Shtërpcë mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndaluar një furgon që po transportonte ilegalisht drunjë nga Malet e Sharrit.
Në njoftim thuhet se Policia ka konfiskuar furgonin për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal, ndërsa kanë konfiskuar edhe sasinë e drunjtëve, përcjell Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Ferizajt po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjtëve”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...