Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka marrë informata për të shtëna me armë zjarri në fshatin Shallcë të Vushtrrisë.
Më pas, zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontrolle një veturë me targa vendore, në të cilën gjendeshin dy persona të dyshuar.
“Gjatë kontrollit të realizuar në veturë janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion: një armë e gjatë pushkë automatike, dy pistoleta dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dy personat e dyshuar, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Sipas Policisë, ndaj tyre është inicuar rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...