Të pajisur më materiale e të shoqëruar nga Policia e Kosovës janë nisur për terren.
Janë këto 23 ekipet mobile të Prishtinës, që sot kanë këtë detyrë.
Pamundësia që shumë persona të mos mund t’i drejtohen qendrave të votimit, ekipet do t’ju shkojnë nëpër institucione të ndryshme apo shtëpi private.
“Shtëpia e pleqve, personat e infektuar me COVID19, spitalet e Shërbimi Korrektues, sikur edhe shtëpitë e personave që s’mund të lëvizin janë vendet ku këto ekipe që nga orët e para të mëngjesit do të jenë prezent për të ju mundësuar këtyre qytetarëve që të votojnë”, bëjnë të ditur monitoruesit e këtij procesi.
Kujtojmë se sot që nga ora 07:00 janë hapur 885 qendra të vendvotimit në tërë Kosovën.
Qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin personin qe do të udhëheq me komunën e tyre për katër vitet e ardhshme./arbresh.info/
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...