Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, si Koordinatore Kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore. Ky emërim synon të forcojë përkushtimin institucional ndaj parandalimit dhe adresimit të kësaj çështjeje të rëndësishme të sigurisë dhe të drejtave themelore të njeriut.
Në kuadër të këtij angazhimi, Qeveria ka zbatuar mbi 94% të aktiviteteve të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave (2022–2026), duke përfshirë mbështetje financiare për strehimoret dhe ofruesit e shërbimeve sociale, si dhe miratimin e ligjeve dhe protokolleve shtetërore për trajtimin dinjitoz dhe të drejtë të viktimave. Ndër masat kryesore është edhe ofrimi i ndihmës juridike falas për viktimat dhe rritja e kapaciteteve për ndjekjen e autorëve të këtyre veprave penale.
Kurti thekson se puna për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk do të ndalet, duke shprehur besimin se me Donika Gërvalla-Schwarz në këtë rol do të vazhdohet forcimi i mekanizmave dhe bashkëpunimit ndër-institucional për mbrojtjen dhe drejtësinë për të gjitha viktimat në Kosovë.
Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...