Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, po i kontrollon mjetet e transportit urban dhe ndërurban, për të mbikëqyrur respektimin e masave anti-COVID
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se po kontrollohen edhe qendrat tregtare, lokalet afariste me shumicë dhe pakicë, fitneset e të gjitha veprimtaritë tjera.
“Aktivitetet të shumta të parapara në plan të veprimit siç janë: kontrollimi i qendrave tregtare, lokaleve afariste me shumicë e pakicë, fushave dhe sallave sportive, fitneseve dhe kontrollit të mjeteve të transportit urban dhe ndërurban po vazhdojnë gjatë 24 orëve pa ndërprerë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, është bërë e ditur se për tri ditë janë shqiptuar 400 fletëparaqitje ndaj qytetarëve që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.
“Kështu që vetëm gjatë tre ditëve të fundit në kuadër te Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj janë shqiptuar rreth 400 fletëparaqitje ndaj qytetarëve që nuk kanë respektuar masat anti- COVID-19 e gjithë kjo në të mirë të shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/
![]()
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron