Policia me aksione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, arreston katër persona dhe konfiskon mbi 25 mijë euro

09:54 | 15 Janar 2026
Q L

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, pas hetimeve dhe veprimeve në teren në dy raste të ndara ka arrestuar 4 persona dhe ka konfiskuar dëshmi të ndryshme.

Rasti 1

Hetuesit e DHTN-së pas një pune operativo-hetimore në teren në lidhje me rastin e koduar “Pinku” më datë 14.01.2026 rreth orës 15:20 ne Rr ”Xhemajl Mustafa“ Fushë Kosovë, kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin M/K i cili ishe me veturën e tij ku është ndaluar dhe arrestuar ne flagrancë duke bërë shitblerje të substancave narkotike të dyshuarit tjetër M/K.

Gjate kontrollit të personit të parë janë gjetur 2-qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë : 2 gram, ndërsa gjate kontrollit të dyshuarit të dytë dhe veturës së tij janë gjetur :9-qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardhë e dyshuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 4.9 gram , 8-qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 12.7 gram , para te gatshme në vlerë 475 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe dy telefona celular.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe në konsultim me te është kryer bastisje ne shtëpinë e të dyshuarit të parë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

• Një armë e shkurtë
• Një sasi e pluhurit të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit Kokainë me peshë 15.8 gram
• 79 – copa tableta të dyshuara për narkotik të llojit ekstazi me peshë 37.7 gram.
• Një sasi e narkotikut te dyshuar te llojit kokaine ngjyre e kuqe me peshe 2.6 gram.
• Një sasi e narkotikut te dyshuar te llojit mariuhanë me peshë 322.9 gram.
• Dy peshore digjitale qe shërbejnë për matje në sasi te vogla.
• Qese najloni te zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikëve.

Të dyshuarit pas intervistimit te tyre me urdhër te Prokurorit Kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

Rasti 2
Më datë 14.01.2026, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), përkatësisht Sektori Qendror për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ne Prishtinë ka realizuar operacionin e koduar “Dora e Kapur”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Imzot Nikprelaj”, është kapur në flagrancë i dyshuari M/K të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 6 doza të lëndës narkotike të llojit heroinë, me peshë totale 4 gramë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit M/K janë gjetur dhe sekuestruar rreth 9 gramë hashash (çokollatë) dhe 18 gramë marihuanë.
Në vijim, është bastisur banesa e të dyshuarit të parë , ku janë gjetur dhe sekuestruar :
• Substancë narkotike e dyshuar për Heroinë (52 paketime me peshë totale 14 gramë),
• një pushkë gjuetie me 9 fishekë,
• Para te gatshme rreth 25,160 (njëzet e pesë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro,
• Një veturë,
• Një peshore,
• Dy telefona mobil si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me veprën penale.
Policia e Kosovës, DHTN do të vazhdoj me përkushtim luftimin e trafikimit me narkotik dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë kryersve të këtyre veprave penale.