Policia me aksion tek një poligon në Fushë Kosovë, dyshohet për keqpërdorim të lejes dhe shitje ilegale të armëve

09:34 | 5 Shtator 2025
E.K

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, realizoi dje një aksion në një poligon armësh në Fushë Kosovë, ku dyshohet për keqpërdorim të lejes për tregtimin e armëve dhe shitje ilegale.

Gjatë kontrollit në ambientet e kompanisë dhe në banesën e të dyshuarit, u sekuestruan disa prova materiale, përfshirë 14 leje armësh që mbaheshin në emër të personit të dyshuar, një pushkë gjuetie pa leje, 33 fishekë për pushkë gjuetie, një karikator i armës automatike AK-47 dhe dy fishekë të armës me gaz.

Rasti po hetohet më tej nga autoritetet përkatëse.

“Fushë Kosovë / 04.09.2025 – 10:00. Njësitë policore në koordinim me Doganën e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se një operator ekonomik (poligon i armëve), është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve duke i shitur ato në mënyrë ilegale, ka realizuar inspektim ku gjatë kontrollit të kryer në objektet e kompanisë si dhe shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47, dy fishekë të armës me gas. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale