Policia lanson aplikacionin mobil për të lajmëruar rastet

09:52 | 15 Janar 2026
Q L

Policia e Republikës së Kosovës ka lansuar versionin e ri të aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë”, tashmë më modern, më funksional dhe shumë më i lehtë për përdorim.

Ky version i përditësuar u mundëson qytetarëve: raportimin e rasteve edhe përmes videos, ndjekjen e statusit të raportit në kohë reale, si dhe, për herë të parë, aplikacioni është i disponueshëm edhe për përdoruesit e iPhone në platformën iOS.

Policia bën të ditur se të gjitha raportimet e qytetarëve përmes aplikacionit mbesin plotësisht konfidenciale, duke garantuar privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale.

Aplikacioni “Lajmëro Policinë” mund të shkarkohet dhe përdoret në të gjitha pajisjet që mbështesin platformat iOS dhe Android, duke e bërë raportimin më të shpejtë dhe më efikas se kurrë më parë.

Me vetëm disa klikime, qytetarët mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në komunitetin e tyre.

Udhëzime për përdorim: Shkarkoni aplikacionin “Lajmëro Policinë” në App Store ose Play Store duke kërkuar “Lajmero Policinë”

Raportoni me besim

Bashkëpunoni me Policinë e Republikës së Kosovës

Siguria është përgjegjësi e përbashkët.

Shpërndaje në rrjete sociale