Falë punës së Policisë është rikthyer shtëpiza e kompjuterit, e vjedhur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan.
Me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook nga OVL UÇK në Lipjan, personi i cili dyshohet që e kishte vjedhur e ka riformatizuar, duke i humbur të dhënat që kishte brenda.
“Të nderuar Veteran të UÇK -së si dhe qytetarë lipjanas ju njoftoj se duke ju falenderuar Policisë së Kosovës Stacionit në Lipjan shtëpiza e kompjuterit e vjedhur në zyrën e OVL UÇK-së – Dega në Lipjan është gjetur. Sot na është kthyer shtëpiza, e kompjuterit e cila ishte në gjendje deri dikun e mirë. Kryerësi i veprës (hajni) kishte bërë formatizim të kompjuterit , ku si pasojë e kësaj na janë humbur të gjitha të dhënat. Ju falemnderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë