Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në Zveçan ku në një objekt janë gjetur disa thasë të mbushura me rërë, të cilat në të kaluarën janë përdorë si istikame (llogore) në barrikadat në Rudar dhe në hyrje të Zveçanit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.
Ai tha se sipas informacioneve që kanë pasur këto istikima mund të përdoreshin sërish në të ardhmen.
“Kemi pasur informacione dhe kemi pranuar sërish informacione se në një objekt mund të ketë thasë të mbushur me zallë që janë përdorur në të kaluarën si istikame (llogore) në barrikadat në Rudar dhe te hyrja në Zveçan. Janë tërheqë këta thasë dhe kemi pasur informacion se të njëjtat mund të përdoreshin sërish në të ardhmen”, tha Elshani.
Elshani shtoi se bastisja nuk ka përfunduar./Arbresh.info
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...