Shtatë persona janë intervistuar nga policia pasi një kontrolli që këta të fundit kanë zbatuar në disa lokacione të ndryshme në Skenderaj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë operacionit janë kontrolluar 7 lokacione-lokale ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 4368.6 euro, 13 aparate të lojërave të fatit, 17 shtëpiza të kompjuterëve, 20 televizorë, 7 DVR, 12 printer, 3 telefona celulare, 9 biltena (libra te bastoreve), 5 dëftesa të basteve, tiketa të lojërave të fatit të shtypura fizikisht dhe kupon të printuara të basteve të ndryshme, fletore për shënime si dhe dëshmi tjera relevante për rastin.
Lidhur me rastin janë intervistuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit lirohen dhe rasti shkon ne procedurë të rregullt.
“Rajoni i Mitrovicës , Skenderaj (NN)11.01.2023-18:30 Policia me autorizim të prokurorit, në mbështetje të njësive të specializuar policore, ka zbatuar urdhëresën e gjykatës për kontrollin e disa lokacioneve nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të lart-cekur. Gjatë operacionit janë kontrolluar 7 lokacione-lokale ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 4368.6 euro, 13 aparate të lojërave të fatit, 17 shtëpiza të kompjuterëve, 20 televizorë, 7 DVR, 12 printer, 3 telefona celulare, 9 biltena (libra te bastoreve), 5 dëftesa të basteve, tiketa të lojërave të fatit të shtypura fizikisht dhe kupon të printuara të basteve të ndryshme, fletore për shënime si dhe dëshmi tjera relevante për rastin. Lidhur me rastin janë intervistuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit lirohen dhe rasti shkon ne procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë